0%

Devolli Group nga 1989,
për shëndet dhe zemër!

Që nga themelimi në vitin 1989, kompania
ka rritur dhe zgjeruar veprimtarinë
e saj në tërë Kosovën.

Prodhimi

Fillet e Devollit janë ngushtë të lidhura me mendësinë e përgjithshme të shoqërisë kosovare për të zhvilluar dhe fuqizuar ekonominë private. Devolli Group është themeluar në vitin 1990, në atë kohë quhej Devolli Commerce.
Që nga kjo datë e deri më sot, Devolli Group është shndërruar në një nga bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik në rajonin e Pejës dhe më gjërë.

Devolli Commerce shndërrohet në Devolli Company, kurse sot kjo kompani gjigante është Grupacion me emrin Devolli Group. Devolli Group është krenare për përvojën e saj 21 vjeçare, gjatë së cilës ka arritur të vendosë një standard të dëshmuar të cilësisë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë gradualisht avancimin dhe zgjerimin e programit prodhues dhe të shërbimeve që përbëhen prej një spektri të gjërë aktivitetesh, duke ruajtur njëkohësisht pozitën stabile të kapitalit.

Pas 21 vjet përvoje afariste dhe rritjes së vazhdueshme, Devolli Group është e gatshme të përballet me sfidat teknologjike, ekonomike dhe ekologjike të së ardhmes. Më shumë se kaq, falë teknologjisë moderne, menaxhmentit të saj dhe strategjisë, Devolli Group është e gatshme të përmbushë nevojat e konsumatorëve për produkte të cilësisë së lartë në çdo kohë.

Sot, Devolli Group punëson një ekip të kualifikuar prej më shumë se 250 punëtorëve, të gjithë të fokusuar në përmbushjen e nevojave të konsumatorit. Më shumë se 200 punëtorë punojnë në Kosovë dhe rreth 50 të tjerë në Shqipëri. Me rrjetin e saj të gjithëpranishëm, Devolli Group arrin të mbulojë me prodhimet dhe shërbimet e saj çdo kënd të Kosovës, të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ngadalë por sigurt, po e zgjeron eksportin në shtetet tjera fqinje gjithashtu.

Visit site Visit site Visit site Visit site Visit site Visit site Visit site Visit site Visit site Visit site

Rreth
nesh

  • Misioni

    Fokusohemi të i kuptojmë maksimalisht nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve. Përzierja e ekspertizës së kapitalit njerëzor, inovacionet dhe burimet e teknologjisë, përfaqësojnë benefitet që konsiderohen primare në Devolli...

    Read more
  • Vizioni

    Vizioni ynë është që produktet e Devolli Group të bëhen brand-e të njohura dhe të kërkuara nga konsumatorët në vend por edhe në Europë. Fokus i veçantë i joni është të ju ofrojmë konsumatorëve vlerat më të larta të...

    Read more
  • Drejtoritë

    Përpilimi i çmimit final në raport me standardin jetësor në Kosovë, gjithnjë duke marrë parasysh koston e prodhimit më kualitativ, gjë që u arrit me investime substanciale në teknologji me paritetin afatgjatë të kthimit të...

    Read more
  1. “The Century International Quality Era Award”

    Devolli Group është shpërblyer me çmimin e artë “The Century International Quality Era Award” në Gjenevë të Zvicrës. Ky çmim kryesisht u dedikohet kompanive ndërkombëtare të cilat kanë arritur të shënojnë suksese të shumta në aspekte specifike afariste/korporative për cilësi, inovacion, teknologji, lidership dhe shërbime ndaj konsumatorit.

  2. “The Century International Quality Era Award”

    Çmimi i artë “The Century International Quality Era Award” i është ndarë Devolli Group nga organizatori BID (Business Initiative Directions) me 18 Prill, të vitit 2005. Në konkurencë për këtë çmim ishin kompani botërore me nam nga 71 vende të botës. Me këtë rast, Devolli Group u obligua me “Principet QC100 për modelin e Menaxhmentit Total të Kualitetit”.

  3. Çmimi prestigjioz për cilësi

    Për më tepër, Devolli Group ka marrë çmimin prestigjioz për cilësi sa i përket një serie produktesh siç janë: qumështi VITA, lëngjet e pemëve Mia Vita dhe Tango Life. Të gjitha këto të prodhuara me teknologjinë më moderne në botë – Tetra Pak që njëherit është lider botëror në teknologjinë dhe ambalazhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.

  4. ISO 9001:2000 dhe HACCP

    Në vitin 2007 Devolli Group ju nënshtrua standardeve më të larta botërore të kualitetit: ISO 9001:2000 dhe HACCP

Qumështi VITA

Devolli Group, me seli në Pejë, ka filluar të përpunoj qumështin VITA më 19 nëntor 2003. Qumështi VITA është rezultat i bashkëpunimit frytdhënës disavjeçar mes Devolli Group dhe firmës multinacionale Tetra Pak.

VITA është qumështi i parë në Kosovë, i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperaturë ultra të lartë) dhe i paketuar me ambalazhin e Tetra Pakut.

Duke kaluar përmes sistemit UHT, qumështi ruan për një kohë të gjatë freskinë dhe ushqyeshmërinë, për të cilat VITA është tashmë e njohur gjithandej.

Gjatë tërë procesit të përpunimit, që nga mjelja e deri te paketimi, qumështi asnjëherë nuk bie në kontakt me dorën e njeriut.

Qumështi VITA përpunohet dhe paketohet në qumështoren VITA. Ky qumësht është i sterilizuar dhe homogjenizuar me yndyrë qumështi prej 3.2 %, 1.6 % dhe 0.5 %

Objektiv i Devolli Group është që të ngitë vetëdijen tek konsumatorët për përfitimet që sjellë konsumimi i qumështit, i cili prodhohet me anë të një teknologjie modern. Vlen të theksohet fakti se, prodhimtaria e fabrikës së produkteve të qumështit ka një kapacitet prej 12,000 litrave të qumështit UHT për orë.

Bene Vita

Bene Vita është qumësht i sterilizuar dhe homogjenizuar me vitamina. Bene Vita Kalcium dhe Bene Vita Vitamina, janë qumësht ideal për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjëve, shtatzënave, gjidhënseve dhe sportistëve. Bene Vita Kalcium është i pasuruar me fibra ushqyse natyrore, Inulinë dhe Oligofruktozë për të cilat shkenctarisht është vërtetuar se përmirësojnë absorbimin e kalciumit në organizëm, ndërsa Bene Vita Vitamina përmban 7 vitamina.

Jogurt i freskët

Jogurti VITA është produkti më i ri i qumështores VITA i cili është prodhuar që t’i përshtatet shijes tuaj. Me lloje të ndryshme të përmbajtjes së yndyrës si 0,5%, 1,5% dhe 3,2%, jogurti.

VITA është i vetmi jogurt vendor i prodhuar me teknologjinë më të lartë botërore me një paketim atraktiv si Tetra Brik Edge që ka fituar çmimin “Paketimi i vitit” në Gjermani.

Vita Schmand

Vita schmand është i fresket si dhe e rafinon kuzhinen tuaj edhe në ushqimet me te sofistikuara. Njëkohësisht është një përbërës esencial për çdo kuzhinë.

Bazuar në përqindjen e yndyrës vita schmand ka dy lloje atë me 12% yndyrë si dhe me 18%, te cilat kane paketim te vogël prej 180g dhe 400g të paketimit të madhë. Ka një qëndrueshmëri të lartë si krem si dhe është një përbërës shtes ideal për salcet e ndryshme si dhe për perime.

Vita Kos

Vita kos është produkt i prodhuar me finesë nga qumështi më i mirë. Posedon një aromë dhe shije të mirë dhe përdoret për konsum të përditshëm. Vita kos është i pranishëm në treg me dy lloje; 3.2% yndyrë në paktim prej 180g, si dhe 3.2% yndyrë në paketim prej 500g.

Përbërësit natyral janë vlerat më të rëndësishme të këtij produkti, të cilat e klasifikojnë kosin si një aspekt vital për shëndetin tuaj.

Vita kos përmban përbëres substancial për mirqenien e shëndetit tuaj siç janë: kalciumi, proteinat dhe yndyrnat e mira për organizmin tuaj. Për më tepër, Vita kos ndihmon tretjen, dhe është indikator i rëndësishëm për humbje të peshës.

Vita Ayran

Qumështorja Vita tani edhe me produktin më të ri në tregun e Kosovës Vita ajran që i përshtatet shijes tuaj. Qumësht i pasterizuar dhe i homogjenizuar me 1,6% yndyrë, ujë, kulturë jogurti, kripë. VITA ajran është i freskët dhe natyral si dhe jep energji e vitalitet për trupin tuaj.

Vita KIDS

Qumështi Vita me çokollatë dhe qumështi Vita me dredhëz janë produkte të prodhuara për të zbukuruar mëngjesin e fëmijëve. Qumësht i prodhuar për të vënë buzëqeshje fëmijëve me dy shijet e preferuara, poashtu është shumë i shëndetshëm. Këto dy lloje të qumështit Vita, i kanë të gjitha vlerat ushqyese që i ka qumështi i freskët.

Coffee Milk

Mëngjesi vlerësohet të jetë vakti më i rëndësishëm i të ushqyerit ditor, andaj duhet konsumuar me përgjegjësi. Që të zgjohemi më të kthjellët, dhe të kënaqur në mëngjes, Vita ka përpunuar qumështin më të përshtatshëm për kafe. Përmban të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për shëndetin e njeriut, dhe zbutë shijën e kafes, në atë të përsosur.

Mia Vita

Mia Vita është produkti më i ri i lëngjeve të frutave të cilësisë së lartë premium. Seria e prodhimeve Mia Vita vjen në disa shije të ndryshme, siç janë: portokall, dredhëz, vishnje, boronicë, mollë dhe pjeshkë.

Duke përdorur teknologjinë e fundit për prodhimin e lëngjeve të frutave, Devolli Group ka arritur të siguroj kontroll maksimal të cilësisë: që nga kontrolli i landës së parë, përgatija e deri tek paketimi më i ri prizëm.

Tango Life

Tango Life përmban lëngje të cilësisë së lartë për të rritur dhe për fëmijë. Kapaciteti prodhues është 12,000 litra në orë. Ky brand tashmë është artikull shumë i shitur në Kosovë dhe Shqipëri dhe dominon në të dy tregjet.

Është e rëndësishme të theksohet fakti se në laboratoret modern të Devolli Group, bëhen analiza dhe ekzaminime të rregullta kimike dhe mikrobiologjike me qëllim për t’u siguruar se lëngjet Tango Life i posedojnë të gjitha vitaminat përkatëse ashtu siç i përmbajnë edhe vetë frutat.

Themeluar dhe krijuar më 1971

Pozita gjeografike e Kosovës dhe kushtet klimatike specifike, ujërat kristal të pastërta, që nga koha e ilirëve, i'a kanë dhuruar një margaritar qytetit te Pejës të quajtur Birra PEJA. Fabrika e birrës ka filluar ndërtimin në vitin 1968, ndërsa prodhimi ka filluar që nga viti 1971. Kompleksi i fabrikës përfshin sipërfaqën prej 24 ha, me tërë infrastrukturën e saj. Që nga privatizimi dhe deri në prill 2010 janë investuar shumë e konsiderueshme në linja të reja prodhuese, teknologji, energjetikë, infrastrukturë, marketing si dhe në sektore tjera.

Ujë Akull

Burimi i Drinit të Bardhë në fshatin Radac, është një ndër bukuritë natyrore më të çmueshme që ka qyteti i Pejës. Nga ky burim sjellim tek ju ujë të kthjellët dhe të freskët i kualitetit shumë të lartë. Uji i pagazuar Akull ka sasi të ultë natriumi dhe është i pasur me minerale të nevojshme për shëndetin tuaj. Uji Akull testohet rregullisht në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Prishtinë,si dhe në Inštitut za Varovanje Zdravja në Ljubljanë, Slloveni
I paketuar në paketime 0.25l, 0.50l, 0.75l, 1.50l si dhe i Gazuar ne paketime 0.25l dhe 1.50l ujin Akull mund ta gjeni në të gjitha pikat shitëse anëmbanë Kosovës.
Freskohuni dhe ndihmoni trupin dhe shëndetin tuaj duke konsumuar ujin që është më i shëndetshëm për ju.