
Devolli Group është themeluar nga z. Ibrahim Devolli në vitin 1990. Që nga kjo datë e deri më sot, Devolli Group është shëndërruar në një nga bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe më gjerë.
DevolliGroup punëson një ekip të kualifikuar prej më shumë se 900 punëtorëve të gjithë të fokusuar në kënaqjen e nevojave të konsumatorit.
Çmimi i artë “The Century International Quality Era Award” i është ndarë firmes sonë nga organizatori BID (Business Initiative Directions) më 18 Prill, 2005 në një konkurrencë me kompani prej 71 vendeve të botës.
Gjithashtu, Devolli Group u obligua me “Principet QC100 për modelin e Menaxhmentit Total të Kualitetit”.
Kompania jone ka marrë çmimin prestigjioz bazuar në cilësinë e produkteve të veta: qumështi VITA, lëngjet e pemëve Dolce Vita dhe Tango Life, të prodhuara me teknologjinë më moderne në botë - Tetra Pak (lider boteror në teknologjinë dhe ambalazhimin e produkteve të ndryshme ushqimore).
