Devolli Group është e përfshirë në aktivitete të ndryshme prodhuese. Ajo ka një spektër të gjerë të prodhimeve që i ofrohen tregut: që nga prodhimi i qumështit e deri te prodhimet e lëngjeve natyrore dhe prodhimi i kafesë.
Prodhimet tona janë:
• Qumështi Vita
• Dolce Vita Lëngje Natyrore
• Tango Life 1l & 250ml, Lëngje Natyrore
• Devolli Princ Caffe Turke & Prince Espresso
Tetra Pak ka furnizuar firmen tonë me teknologjinë më të fundit Suedeze, duke mundësuar ti arrijë standardet më të larta ndërkombëtare:
• Standardet e Unionit Europian
• Standardet Amerikane FDA
Me kapacitete prodhuese të instaluara për prodhimin e lëngjeve me 150,000 litra në ditë, dhe kapacitet prodhimi prej 12,000 litrave të qumështit UHT për orë, e pozicionon Devolli Company si një ndër prodhuesit më të mëdhenj në këto treva.




